Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri/ Rëndohet bilanci i viktimave, 4890 të vdekur

0 144

Më shumë se 4,890 persona kanë humbur jetën dhe 20,426 të tjerë janë plagosur pasi një nga tërmetet më të fortë goditi dje Turqinë, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në Siri, ndërsa 5,775 ndërtesa janë shembur.

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Në Turqi, raportohet për 3,381 të vdekur dhe 11,119 të plagosur, ndërkohë, në Siri, 1,136 njerëz persona kanë vdekur dhe 1,280 janë plagosur.

Vdekjet u raportuan në Aleppo, Latakia, Hama dhe Tartus. Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë goditi rreth 32 kilometra (20 milje) në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor. Një tjetër tronditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor, ndërsa rreth orës 13:25 dje Turqia u godit sërish nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5.

Tërmeti goditi para agimit të së hënës, kur banorët me siguri ishin në gjumë dhe të papërgatitur për ndikimin.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në jug të vendit, tha ministri i brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu. AFAD, agjencia e fatkeqësive, tha se kishte kërkuar ndihmë ndërkombëtare përmes Qendrës së Koordinimit të Reagimit Emergjent (ERCC), programi humanitar i Bashkimit Evropian.

Gati 1,000 vullnetarë kërkim-shpëtimi janë vendosur nga qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, sipas guvernatorit të tij Ali Yerlikaya. Nërkohë kërkimet-shpëtimet vijojnë dhe në Siri. Pjesa më e madhe e Sirisë veriperëndimore, e cila kufizohet me Turqinë, kontrollohet nga forcat anti-qeveritare në mes të një lufte të përgjakshme civile që filloi në 2011.

Leave A Reply

Your email address will not be published.