Tërmet shkatërrues në Turqi, mbi 360 të vdekur

0 137

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë në Turqinë juglindore pranë kufirit me Sirinë, duke shkaktuar qindra viktima.

Bëhet me dije se tërmeti ka pasur një maggnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter dhe ka rënë rreth orës 04:17 të mëngjesit.

Të paktën 360 persona janë identifikuar si të vdekur në zonën turke dhe atë siriane.

Dhjetëra viktima janë shkaktuar edhe në Sirinë veriore ndërsa pritet që numri të rritet në orët në vijim.

Shumë ndërtesa janë kthyer në “gërmadha”, ndërsa ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarti nën rrënoja.

Tërmeti, i ndjerë deri në Kajro, goditi një rajon që është formuar nga më shumë se një dekadë e luftës civile në Siri. Miliona refugjatë sirianë jetojnë në Turqi. Pjesa e Sirisë e prekur nga tërmeti është e ndarë midis territorit të kontrolluar nga qeveria dhe enklavës së fundit të opozitës të vendit, e cila është e rrethuar nga forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia. Tërmeti ishte përqendruar rreth 90 kilometra (60 milje) nga kufiri sirian jashtë qytetit të Gaziantep, një kryeqytet i madh provincial turk.

Leave A Reply

Your email address will not be published.