Teksa ushtria ruse po dështon në terren, Moska ndërmerr veprimin e papritur: Lëshon në hapësirë satelitin ushtarak

0 240

Rusia ka lëshuar në hapësirë një raketë Soyuz, e cila mban një satelit ushtarak. Lajmi është bërë publik nga agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar ministrinë e mbrojtjes.

Raketa, një mjet lëshimi i klasit të mesëm Soyuz-2.1b – u lëshua në orën 9:48 të mëngjesit të kësaj të mërkure me orën e Moskës.

Informacioni në lidhje me qëllimin e ndërmarrjes së këtij akti nga forcat ruse ishte tepër i kufizuar. Ministria e Mbrojtjes ruse nuk ka sqaruar ende arsyet e këtij lëshimi të menjëhershëm të sateliti ushtarak në hapësirë.

Ky veprim i Kremlinit vjen në një moment delikat teksa lufta në Ukrainë po shkon keq për rusët me një kundërofensivë të vrullshme të Kievit në rajonet lindore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.