Tedi Blushi: Qytetarët paguajnë taksa, por ata vidhen! Zyrtarët e ‘Rilindjes’ flenë mbi miliona euro

0 132

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se shërbimet që qeveria u ofron qytetarëve janë baras me dy bukë në ditë, pavarësisht se taksat paguhen në mënyrë të rregullt.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi i referohet Eurostat, ndërsa thekson se Shqipërinë renditet e fundit në rajon dhe Europë për shpenzimet që Qeveria bën për qytetarët.

Blushi merr shembull dy nga vendet e rajonit, duke thënë se shërbimet që ofrohen për ata qytetarë janë më të larta.

“Shqiptarët paguajnë taksat por Qeveria e tyre i vjedh papushim me inceneratorë, koncensione, tendera sekretë, me PPP, në dogana e tatime dhe me shpenzime luksi, si udhëtimet e Kryeministrit me avion personal. Është kjo arsyeja pse vetëm në një vit “Rilindja” vodhi 1 miliard euro taksa, ndërkohë që Edi Rama dhe zyrtarët e tij flejnë mbi miliona dhe qindra mijëra euro poshtë dyshekëve dhe mbushin tubat e ajrimit me para”, shkruan Tedi Blushi.

Reagimi i Tedi Blushit

Për çdo shqiptar që paguan rregullisht mijëra lekë taksa, shërbimet publike që merr nga Qeveria kapin vlerën rreth 1.7 euro në ditë, thënë ndryshe baraz me 2 bukë.🥖🍞

EUROSTAT e rendit Shqipërinë të fundit në rajon dhe Europë për shpenzimet që Qeveria bën për qytetarët.

👉 Për shëndetin👨‍⚕️, arsimin👩‍🎓dhe shërbimet e përgjithshme publike👷‍♂️ “Rilindja” shpenzon në vit 644 euro për çdo qytetar.

👉 Në Mal të Zi shifra fiksohet pranë 1,585 eurove për frymë, ose rreth 2.5 herë më shumë se në vendin tonë.

👉 Për Serbinë, shifrat flasin për 1,315 euro për frymë.

👉 Në Bashkimin Europian, mesatarisht kjo normë fiksohet pranë 7,156 eurove për frymë në vit.

Pra, Qeveria shqiptare shpenzon për qytetarët e saj 11 herë më pak se ajo që shpenzojnë qeveritë e vendeve të BE.

Shqiptarët paguajnë taksat por Qeveria e tyre i vjedh papushim me inceneratorë, koncensione, tendera sekretë, me PPP, në dogana e tatime dhe me shpenzime luksi, si udhëtimet e Kryeministrit me avion personal.💰

Është kjo arsyeja pse vetëm në një vit “Rilindja” vodhi 1 miliard euro taksa, ndërkohë që Edi Rama dhe zyrtarët e tij flejnë mbi miliona dhe qindra mijëra euro poshtë dyshekëve dhe mbushin tubat e ajrimit me para.

Leave A Reply

Your email address will not be published.