“Tani po fillon loja e vërtet, përgatitu mirë” Maestro dhe Luizi ‘mprehin shpatat’

0 308

Mungesa e Armaldo Kllogjerit në shtrat mbrëmjen e djeshme, shqetësoi Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin. Dy banorët u ngritën menjëherë nga krevati dhe nisën kërkimin në shtëpi për të gjetur Maestron.

Pasi e gjetën i thanë se u bënë merak që ai nuk po vinte të shtrihej. Armaldo i tha atyre se ishte në dhomën e rrëfimit dhe nuk kanë pse merakosen kot për të.

Më pas këngëtari dhe aktorja nisën ngacmimet, duke i thënë Maestros se pa të nuk rrihet në shtëpi. Ata të dy, duke folur me batuta, i thanë atij se e kanë shumë xhan, edhe pse e duan jashtë shtëpisë.

Pjesë nga biseda: Luizi: Ti njëherë përgatitu Armaldo: Jam shumë i përgatitur Luizi: Tani fillon Big Brother-i. Tani fillojnë përballjet Armaldo: Le të fillojnë. Ore ky kujton se më frikëson, më kërcënon dhe intimidon. Këtë punë ka ky. Dy fjalë, fjala e tretë intimidim, kërcënim, presion.

Luizi: Edhe provokim Armaldo: Kurse unë e kam, luftë, përqendrim dhe vigjilencë Olta: Edhe argument Armaldo: Argumente nuk ka gjë Olta: Po të isha në vendin tënd do e rrisja shumë vigjilencën Luizi: Edhe diplomacinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.