Takimi i Ulsi Manjës me Yuri Kim, ambasada e SHBA zbulon çfarë u diskutua

0 151

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë detaje për takimin e ambasadores Yuri Kim me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja ditën e djeshme.

Në një postim në “Facebook”, ambasada e SHBA bën me dije se Ambasadorja Kim u takua me Manjën për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua dje me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE. Ambasadorja theksoi sërish që Presidenti Biden në qershor 2021 e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë. Takimi i paraprin pjesëmarrjes së Ministrit Manja në Konferencën e Njezetë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor”-shkruan ambasada.

Leave A Reply

Your email address will not be published.