Tabaku “zbulon” arsyen e “shpërthimit” të Ramës në Kuvend: Një deputet i PS-së është kthyer në qeli sot!

0 169

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se kryeministri Edi Rama është në pozitë të vështirë sot dhe sipas saj kjo është arsyeja që ai përdor këtë gjuhë në Kuvend.

Tabaku kujtoi se një ish-deputet i PS-së është kthyer në qeli sot dhe sipas saj, njësoj si projektligji për Portin e Durrësit u miratua edhe ai për inceneratorët, me procedurë të përshpejtuar, por që më pas sipas saj rezultoi si një aferë e madhe.

Ndërkohë ajo vuri në dukje disa nga problemet kryesore që po hasin përditë shqiptarët, duke thënë se të ardhurat për frymë të tyre janë sa 32 % të vendeve të Europës.

“Ju kujtohen mushkonjat e Diviakës? Ju kujtohet se çfarë fjalori ju përdorët edhe atëherë. Tregon llumin ku është sot politika shqiptare që e ka kapur për fyti Parlamentin. Ky sulm i paprecedentë vetëm se po kërkojmë transparencë është i paprecedentë. Një deputet i PS-së është kthyer në qeli sot. Se kështu mbrohet çdo aferë dhe pastaj shkohet në burg. Unë fjalor të tillë në mbrojtjen e një buxheti nuk kam parë dhe nuk besoj se kam për të parë ndodnjëherë. Sot kemi një ekonomi që funksionon mbi parimet e një pazari. Përmes votimit të 8 ligjeve me porosi dhe I nënti sapo ka ardhur. Shfrytëzon çdo burim dhe nismë për përfitime dhe për të zhytur më shumë ekonominë. Të ardhurat për frymë të vendit tonë janë sa 32 % e Europës. Jemi vendi me rritjen më të ulët ekonomike në rajon. Pse ndodh kjo? Shqipëria është e dobët dhe e pastrukturuar për të absorbuar këtë goditje. Ky inflacion i penalizon më shumë familjet shqiptare sesa ato që jetojnë në Maqedoni të Veriut”, u shpreh Tabaku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.