Tabaku: Po falni paratë e pista ndërsa gjobisni bizneset e ndershme me dhjetëfish

0 209

Komisioni i Ekonomisë po diskuton ndryshimet e paketës fiskale, ku në nenin 15 të njërit prej ligjeve parashikohet heqja e kompetencave të zyrave tatimore, për të zbatuar ligjin për të zbatuar procedurat tatimore.

“Janë bërë disa ndryshime të cilat lidhen, është rritur koncepti i gjobës, deri në 10-fishim, për të ulur ekonominë informale, që të ulet përdorimi i cash. Nëse qëllimi është të ulet ulja e përdorimit të cash dhe të rritet në banka. Nuk prek pagesat në ndërtim. Elementi tjetër është rritja e gjobave, deri në 10 herë”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj “niveli më i lartë I gjobave në 30 vite. Parimi I gabuar. Përjashtimi që kthehet në rregull, është shumë i dëmshëm. Evazorë fiskale dhe janë paguar fonde publike. Tani po 10-fishojmë tatimet për bizneset që përsërisin gabimet. Tani për bizneset që janë tatimpagues vendosen gjoba 10 herë më të larta, ndërkohë që amnistojmë evazorët e 30 viteve. Sa e drejtë është në një kohë që diskutoheni amnistinë fiskale juve të gjobisni më shumë tatimpaguesit e rregullt?”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.