Tabaku: Integrimi me Ramën ka ngecur, nuk lufton korrupsionin

0 300

Për opozitën nuk ka datë për konferencën e parë ndërqeveritare, pa kaluar provën e 25 prillit. Një ditë pas këshillit të stabilizim asocimit anëtarja e kryesisë së PD-së, Jorida Tabaku, lexon te mesazhet e Brukselit se zgjedhjet do të jenë kyç për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

“Procesi i integrimit për Shqipërinë kalon nga një proces zgjedhor i drejtë, i pakontestuar, me kandidatë të cilët kanë integritet dhe është turp që në Shqipërinë e 2021 ne duhet të diskutojmë akoma për integritetin e kandidateve që të flasim për kandidatë normalë që nuk kanë rekorde kriminale dhe së fundmi me shitblerjen e votës”,-tha Tabaku për ”Vizion Plus”.

Nga ana tjetër, Tabaku nënvizon se qeveria Rama është përgjegjëse për procesin e integrimit, pasi Shqipëria ka sot 15 kushte për konferencën ndërqeveritare, një prej të cilave lufta kundër korrupsionit.

”Lufta ndaj korrupsionit është një tregues që është përkeqësuar gjatë 8 viteve të fundit. Unë vetëm te kujtoj raportin e departamentit amerikan të shtetit që Shqipëria ishte vendi më i korruptuar i Ballkanit, raporti me i fundit i Transparenca Internacional, ku thuhet që Shqipëria është tashmë në nivelin e kapjes së shtetit përsa i përket korrupsionit”.

Në programin e PD kundër korrupsionit parashikohet ngritja e një agjencie të posaçme që do të ketë ne fokus vetëm këtë betejë; ndërkohë që nga ana tjetër do të thjeshtohen procedurat e kuadrit ligjor, duke synuar së pari që pushteti të mos përqendrohet në një dorë të vetme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.