Sulmet e PS ndaj koalicionit të opozitës, PD: Rama në panik, sot kuptoi që nisi fundi i tij

0 295

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar për sulmet e ministrave të PS dhe Edi Ramës kundër koalicionit që nënshkroi PD me LSI.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Edi Ramën e ka kapur paniku nga kjo marrëveshje, pasi sot kupto se fundi i pushtetit të tij ka nisur.

“Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij. Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi. Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë. Kohës tënde i ka ardhur fundi, Rama. Ka ardhur çasti të ndryshojmë”,- shkruan Bardhi në një mesazh në rrjetet sociale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.