Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, disa të plagosur

0 133

Një person ka plagosur me thikë disa të tjerë në stacionin e trenit Gare du Nord në Paris mëngjesin e së mërkurës, raportuan mediat franceze.

Sulmuesi është “neutralizuar shpejt” nga policia, shkroi në Twitter ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, pa dhënë detaje të tjera.

Sipas raportimeve mediale, sulmi ndodhi në orën 06:40 brenda stacionit të trenit.

Stacioni ku raportohet se ka ndodhur sulmi është një prej stacioneve më të frekuentuara në Evropë dhe është një linjë e rëndësishme që lidh Parisin, Londrën dhe veriun e Evropës.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe se trenat janë duke operuar normalisht, raportoi Franceinfo.

Ndërkaq, televizioni BFM tha se policia ka përdorur armë zjarri për të ndaluar personin e dyshuar./REL

Leave A Reply

Your email address will not be published.