Stuhi detare në Durrës, tragetet shtyjnë lundrimet e planifikuara

0 45

Moti i keq që ka përfshirë vendin vijon të sjellë probleme sa i takon lundrimit të trageteve drejt Italisë.

Si pasojë e kushteve atmosferike që po shkojnë drejt përkeqësimit dhe lundrimi në det të hapur është i pafavorshëm, janë shtyrë nisjet nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit, gjatë ditës së sotme.

Tragetet anuluan të gjitha lundrimet të cilët ishin planifikuar për orën 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Nisja është ende e pamundur pasi ka stuhi detare. Rreth orës 10:00 do të ketë një përpjekje tjetër, për t’u nisur vetëm njëri nga dy tragetet që kishte parashikuar lundrimin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.