SPAK ”rrëzon” sërish OFL-në, i kthen pas 80 pasuri të të ”fortëve”

0 396

Letrat e OFL-së tek ”të fortët” për deklarimin e pasurisë, sa është dhe sesi është vënë, jo gjithmonë janë konform ligjit. Edhe njëherë tjetër, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) del kundër operacioneve të OFL-së. Mësohet se SPAK i ka dërguar mbrapsht 80 pasuri të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit, pasi janë sekuestruar në kundërshtim me aktin normativ.

Në një njoftim për mediat, SPAK sqaron se nga 243 pasuri të dërguara për sekuestro, janë marrë për vlerësim në gjykatë, 102 pasuri.  Nga këto 102 pasuri, 80 prej tyre janë liruar, duke e lenë numrin e pasurive të sekuestruara në vetëm 20.

SPAK shton se gjatë muajit Qershor 2020 Prokuroria e Posaçme, për rastet që gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 25 kërkesa për konfiskim, për 37 pasuri, nga të cilat 8 të paluajtshme dhe 29 të luajtshme (automjete).

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 31.05.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 92 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 243 pasuri. Nga 243 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 137 pasuri janë automjete dhe 106 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

rokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe ka dhënë zgjidhje ligjore për të gjitha kërkesat e paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si më poshtë :

Janë vlerësuar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 102 pasuri. Nga të cilat 31 pasuri të paluajtshme dhe 71 raste automjete.

Është vlerësuar se për 80 pasuri, nga të cilat 37 të paluajtshme dhe 43 automjete, sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit. Brenda afatit ligjor vazhdon shqyrtimi i kërkesavë te Policisë së Shtetit për vendosje sekuestro për rastet e tjera.

Gjatë muajit Qershor 2020 Prokuroria e Posaçme, për rastet që gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 25 kërkesa për konfiskim, për 37 pasuri, nga të cilat 8 të paluajtshme dhe 29 të luajtshme (automjete).

Leave A Reply

Your email address will not be published.