SPAK kërkon nga Policia e Shtetit, që Mirel Mërtiri të shpallet në kërkim ndërkombëtar

0 173

SPAK kërkon nga Policia e Shtetit, që Mirel Mërtiri të shpallet në kërkim ndërkombëtar në lidhje me aferën e incerenatorëve. SPAK po ashtu i ka dërguar Policisë edhe masën e sigurisë, atë të ”arrest me burg”.

Ndërkohë pritet që SPAK-u të arrestojè edhe disa zyrtarë të lartë të shtetit

Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor të vitit të kaluar.

“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhej askohohe në aktakuzën e SPAK

Leave A Reply

Your email address will not be published.