Sot seancë plenare, Berisha dhe 11 deputetë të përjashtuar/ Protestë para Kuvendit

0 181

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para Kuvendit, ku pritet të mbahet seanca plenare.

Berisha dhe 11 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë të përjashtuar nga seanca plenare për bllokim të foltores së Kuvendit dhe shkelje të etikës.

Pavarësisht kësaj mase disiplinore të marrë ndaj tyre, Berisha dhe deputetët e përjashtuar, kanë deklaruar se do të marrin pjesë në seancën e sotme që nis në orën 10:00.

Mësohet se organizimi do të nisë nga selia e Partisë Demokratike, ku Berisha ka mbledhur edhe grupin e deputetëve të Rithemelimit nga ku më pas do të nisë marshimi drejt Kuvendit ku do të nisë protesta e paralajmëruar.

Noka Paloka dhe Belindi janë nisur drejt Kuvendit me grupin parlamentar, ndërsa Berisha do të shkojë më vonë me anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.