Sot policia nuk do të lejojë protestë para kryeministrisë

0 293

Sot në “Ditën e Verës”, kur Bashkia e Tiranës ka organizuar një aktivitet të rëndësishëm në Sheshin “Nënë Tereza” në darkë, mësohet se protestuesit e përditshëm që mblidhen para kryeministrisë mund të hedhin parulla te sheshi “Nënë Tereza”, policia e shtetit është urdhëruar se sot nuk do të lejohet asnjë protestues në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Pra nga Sheshi “Skënderbej” deri te Sheshi “Nënë Tereza” nuk do të lejohet asnjë që kërkon të protestojë për çmimet e larta.

Policia ka marrë urdhër për ti parandaluar dhe nëse ka tentativa do ti arrestojë. Ndërkohë akademikë dhe njerëz të shoqerisë civile i kanë quajtur këto protesta si lëvizje që po mbajnë gjallë demokracinë në Shqipëri.

Mbetet të shikohet nëse do të arrijnë të mblidhen sot në ora 17.00 protestuesit kundër kryeministrit që duan jetë me të mirë dhe jo rritje çmimesh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.