Skllavëria moderne, nga Shqipëria në Angli

0 430

Skllavëria është një industri kriminale që po lulëzon në Britaninë moderne. Viktimave u premtohet një jetë e re, por më pas shfrytëzohen dhe shpeshherë kanë frikë për jetën. Vitin e kaluar, një rekord prej 10 mijë e 600 personash u identifikuan si viktima potenciale të skllavërisë moderne këtu në Britani.

Një rritje me 50 për qind krahashuar me 2018-n. Shfrytëzimi në punë është forma më e zakonshme e abuzimit, me shumicën e viktimave që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe Vietnami. Viktimat mund të përfundojnë në sallone bukurie, lavazhe automjetesh, ferma dhe fabrika.

Mbretëria e Bashkuar ka avancuar përpjekjet për t’iu përgjigjur fenomenit, por kritikët thonë se ligjet e miratuara në 2015-n nuk po përdoren mjaftueshëm. Nancy është një e mbijetuar e skllavërimit që mbështet të tjerët. Ajo thotë se viktimave u duhet dhënë statusi ligjor për të qëndruar në Britani.

”Kjo do të ndihmonte të mbijetuarit të rindërtojnë jetët e tyre pasi statusi ligjor është aty ku fillon liria për këta individë. Pa statusin ligjor, të mbijetuarit ndodhen në statuse më të cenueshme dhe përballen me trafikimin dhe shfrytëzimin për herë të dytë”. Me kohët e vështira ekonomike dhe trafikantët që përpiqen të përfitojnë nga pandemia, skllavëria moderne do të vijojë të jetë një plagë për Britaninë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.