Skandali McGonigal, Meta: Thikë m’u në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

0 158

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta më një postim në rrjetet sociale është shprehur se lajmi i fundit për hetimin e ish-zyrtarit të FBI-së është “thikë në zemër” për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në.

Meta thotë se një hetim i plotë si në SHBA dhe në Shqipëri është një mënyrë për të mbrojtur këto marrëdhënie nga ndikimi i korrupsionit.

Ish-presidenti thotë se aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA veçse forcohet duke vënë përpara ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit.

“Skandali më i fundit që ka pushtuar ballinat e mediave amerikane dhe botërore këto ditë është vërtet një thikë m’u në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ashtu siç me të drejtë shkruan sot edhe z.Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA për Shqipërinë.

Ndaj hetimi i plotë, i thellë dhe gjithëpërfshirës, si në SHBA por edhe në Shqipëri i këtij skandali është i domosdoshëm për t’i mbrojtur marrëdhëniet midis dy vendeve tona nga ndikimi i paligjshëm dhe korrupsioni. Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA veçse forcohet duke vënë përpara ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit cilëtdo qofshin ata!”, shkruan Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.