Situata me reshjet, Balla: Parazitët e opozitës po e përdorin për të dezinformuar

0 163

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka shprehur solidaritetin për të dëmtuarit nga moti i keq që ka përfshirë vendin, ku zonat më të prekura janë ato në veri.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me grupin parlamentar, Balla u shpreh se ditën e djeshme ka pasur dezinformim nga opozita lidhur me situatën e krijuar në vend pas reshjeve të dendura të shiut.

Ndërsa tha se situata është nën kontroll, Balla shtoi se pjesa më e madhe e deputetëve ndodheshin në terren.

“Uroj që kjo situatë e vështirë e krijuar për shkak të reshjeve të kalojë sa më shpejt, shprehim solidaritetin tonë për të dëmtuarit. Besoj se biem dakord ndaj parazitëve që mundohen të përdorin raste të tilla për të dezinformuar. Gjatë ditës së djeshme ka pasur një dezinformim që ka ardhur nga opozita, nga PD ose nga Foltorja. Por për fat të keq dhe nga ndonjë media të caktuar, meqenëse sot është dita ndërkombëtare e TV dua të them se dezinformimin që sjell opozita e sjell dhe media.

Gjithë Shqipëria e ka parë që niveli i reshjeve ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e bërë të pamundur që kapaciteti ujëmbledhës të mbajë gjithë prurjen. Por gjithçka në këto momente është në nivelin e sigurisë, reshjet do të vazhdojnë, forcat do jenë në terren. Shqipëria ka nivel të mirë të energjisë elektrike por duhet të ruhet për ditët në vijim. Pjesa më e madhe e kolegëve janë në terren.”- tha Balla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.