Situata me Covid-19 në Elbasan, fluks në spital dhe qendra shëndetësore

0 211

Radhë dhe kërkesa që vijnë gjithnjë në rritje për të kryer tamponët për Covid-19. Kjo është situatë që mbizotëron prej disa ditësh në qendrën e testimit në bashkinë e Elbasanit.

Ditët e para të vitit 2022, kanë sjellë një rritje të paparashikuar jo vetëm të testimeve, por edhe të numrit të personave që rezultojnë pozitiv me Covid.

Ky shtim i rasteve pozitiv me Covid është reflektuar edhe në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit, ku numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë, është shtuar ndjeshëm.

Përveç personave që kërkojnë ndihmë dhe shtrohen në spital janë me qindra të tjerë që mjekohen në kushtet e shtëpisë, çka tregon mbi shkallën e lartë të përhapjes së virusit Covid-19.

Dhe përballë kësaj situate, personeli shëndetësor apelon qytetarët për kryerjen e vaksinës dhe respektimin e masave.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.