Sipërfaqe toke dhe 5 apartamente, zbulohet pasuria e Alda Klosit

0 164

Është publikuar skeda e pasurisë së ish-zyrtares së lartë të shtetit Alda Klosi, e cila denoncoi vjedhjen e 120 mijë eurove nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi.

Nga të dhënat e Kadastrës të siguruara nga Shqiptarja.com, rezulton se Alda Klosi është bashkëpronare e 7 pasurive të palujtshme dhe e një makine.

Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Referuar të dhënave ajo është bërë pronare e apartamenteve në tetor 2021 përmes kontratave të dhurimit.

Po ashtu Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin i një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë.

Ish-zyrtarja e shteti është gjithashtu bashkëpronare e një tjetër apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 50 m2. Klosi është bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2. Klosi ka në pronësi edhe një makinë të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013.

Kujtojmë se në dëshminë e saj në dosjen hetimore, 42-vjeçarja Klosi ka pohuar se 120 mijë euro që i kanë vjedhur ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer.

Leave A Reply

Your email address will not be published.