Si ta kuptoni nëse partneri është edhe miku juaj më i mirë

0 22

Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si të kuptoni nëse partneri është miku juaj më i mirë:

Ju i tregoni njëri-tjetrit GJITHÇKA.

Ju do të preferonit një natë të shoqëruar me ta duke mos bërë shumë në krahasim me pothuajse çdo gjë tjetër. Ju gjithmonë argëtoheni së bashku, madje edhe duke bërë gjërat më të mërzitshme.

Keni aq shumë shaka dhe fjalë qesharake për gjëra që një i huaj do të mendonte se po flisni një gjuhë tjetër. Është disi funny, apo jo?

Ju gjithmonë shkoni tek njëri-tjetri për këshilla rreth gjërave. Një situatë miqësie, një punë… ju prireni t’i flisni me njëri-tjetrin përpara se të merrni vendime të mëdha.

Nuk është e nevojshme të dukeni *të përsosur* rreth njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës.

Nuk jeni absolutisht të interesuar të lexoni inbox-et e njëri-tjetrit. Ju i besoni plotësisht atij dhe NUK dëshironi të lexoni bisedat.

Nuk keni nevojë për fjalë për të gjykuar njerëzit. Mund të shkëmbeni vetëm një vështrim të ditur.

Ju e dini saktësisht se cilat gjëra të vogla do të gëzojnë njëri-tjetrin kur njëri prej jush ka një ditë jo dhe aq të mirë.

Ju nuk keni shumë foto ‘të bukura’ së bashku, sepse jeni gjithmonë shumë të zënë për të qenë seriozë për një moment.

Leave A Reply

Your email address will not be published.