Si ngriu një shtet i tërë, 10 foto që tregojnë pasojat e motit ekstrem në SHBA

0 157

Borë, stuhi dhe ngrica. Këto tre fjalë mund të përshkruajnë më së miri javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kushtet ekstreme të motit praktikisht ngrinë pjesën më të madhe të vendit, duke prekur më shumë se 100 milionë banorë, ose 30% të popullsisë.

Numri i të vdekurve në SHBA ka shkuar në 46, duke rritur frikën e autoriteteve nga moti i keq që ka përfshirë shumicën e shteteve amerikane. Edhe pse vala më e madhe duket se ka kaluar, shërbimi i motit në SHBA ka paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes për shkak të kushteve të vështira dhe kërcënuese për jetën.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Nju Jork (18), guvernatorja e të cilit e ka cilësuar si dimrin më të keq në 60 vite. Sipas të dhënave të NBC-së, viktimat janë regjistruar në gjithsej 12 shtete amerikane: Kolorado, Illinois, Kansas, Kentaki, Michigan, Missouri, Nebraska, Nju Jork, Ohajo, Oklahoma, Tenesi dhe Wisconsin.

Përveç problemeve të transportit, 150 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa 140 mijë familje të tjera kanë mbetur pa energji elektrike në Kanada, kryesisht në Ontario dhe Quebec.

Leave A Reply

Your email address will not be published.