Shtyhet për të disatën herë seanca ndaj Ervin Salianjit, shkak bëhet mungesa e një anëtari të trupës gjykuese

0 142

Për të disatën herë është shtyrë seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Gjykata ka njoftuar se seanca ishte parashikuar sot në orën 13:30, por për shkak se një nga anëtarët e trupit gjykues nuk është i pranishëm gjyqi është shtyrë për një ditë tjetër

“Sot me date 16.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji.

Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishëm. Ne kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do te mund te zhvillohet.

Dita dhe ora e seancës se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kujtojmë që deputeti Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, të pretenduara si të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt.

Agron Xhafaj, pas denoncimeve të Salianjit, rezultoi të ishte i dënuar në Itali, ku edhe shkoi për të kryer dënimin prej disa vitesh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.