Shqiptari plagoset nga pronari i shtëpisë në Selanik

0 145

GREQI- Plagoset shqiptari në Selanik. Një tentativë për grabitje nuk ka funksionuar pasi pronari i banesës e ka neutralizuar dhe ka njoftuar policinë.

Sipas mediave greke, shqiptari ka hyrë në një shtëpi të vetmuar në Neo Rysio me qëllimin për të vjedhur. Qiramarrësi 40-vjeçar, i cili ka vënë re praninë e banditit shqiptar, e ka qëlluar me armë gjahu që zotëronte, duke e plagosur në këmbë.

Shqiptari u dërgua i plagosur në spital, u arrestua si hajdut i mundshëm dhe po trajtohet nën vëzhgimin e policisë. Siç u konstatua gjatë hetimeve paraprake, shqiptari së bashku me bashkëpunëtorin e tij kishin hyrë më parë në një shtëpi në të njëjtën lagje dhe kishin zgjedhur shtëpinë e vetme të 40-vjeçarit pa e ditur që ai ndodhej brenda saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.