Shpërthim me ekzploziv në një lokal në Librazhd

0 149

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mesnatën e kaluar në një lokal në qytetin e Librazhdit.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të pjesshme dhe thyerje të xhamave edhe të disa apartamenteve pranë biznesit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, të ditës së djeshme, ndërsa sipas “News 24” mësohet se biznesi ndodhet në pronësi të Agim Kokonozit.

Ndërkaq policia ka dokumentuar ngjarjen dhe ka rënë në gjurmë të autorëve të dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse në këtë biznes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.