Shkonte drejt Britanisë, alarm për bombë në avion! Çfarë konstatoi policia

0 135

Një avion i kompanisë ajrore ‘Easy Jet’ i cili po udhëtonte drejt Britanisë ka devijuar në Pragë pas një alarmi për një ‘bombë të mundshme’ në bord.

Avioni me fluturimin me numër 6276 po fluturonte nga Krakóë në Poloni për në Bristol të dielën, kur piloti u detyrua të ndryshonte drejtimin e rrugës drejt kryeqytetit çek, raportojnë mediat e huaja.

Ulja emergjente u bë në orën 22:50 me orën lokale, sipas aeroportit të Pragës, raportojnë mediat e huaja.

Përmes një shkrimi në Twitter kompania ajrore tha: “U raportua për një bombë të mundshme në bordin e një avioni. Të gjitha veprimet për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të gjithë trafikut ajror aktualisht po kryhen nga policia e Republikës Çeke”.

Policia çeke tha se ekspertët e saj të eksplozivëve ishin në vendngjarje dhe po hetonin pajisjen e raportuar.

Por pas pak minutash, Aeroporti i Pragës njoftoi se në avion nuk u gjet asnjë objekt i rrezikshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.