Shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro-italian, bien në pranga 24 persona

0 150

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në Italim, duke shkatërruar një grup kriminal shqiptaro-italian, ndërsa në pranga kanë rënë 24 persona, 15 në burg dhe 9 në arrest shtëpie.

Mediat italiane bëjnë me dije se grupi kishte lidhje me organizatën mafioze të njohur, “Ndrangheta”, dhe se zhvillonte aktivitetin e tij në provincën e Reggio-s.

Sakaq, raportohet se grupi kriminal, i cili përdorte celularë të koduar ose kabina telefonike publike për të komunikuar, lidhej me organizata të ndryshme që kishin bazat e tyre operacionale në Shqipëri dhe Brazil.

Policia zbuloi se organizata kishte mundur të sillte ngarkesa të mëdha kokaine nga Brazili, të magazinuara në Zvicër, për t’u transportuar më pas në Lombardi dhe për t’ua shitur blerësve të identifikuar, përfshirë një subjekt shqiptar me precedentë të mëparshëm kriminal.

Pas problemeve të lidhura me pagesën e lëndës narkotike, një anëtar i organizatës braziliane furnizuese kishte shkuar edhe në Kalabri për të takuar kreun e shoqatës kriminale, për të gjetur një zgjidhje. Hetimi zbuloi se konsorciumi kriminal prodhonte vetë sasi të mëdha kanabis indica, duke u kujdesur për proceset e mëpasshme të përpunimit. Po ashtu gjatë aktivitetit ka rezultuar se të dyshuarit, për të diversifikuar dhe intensifikuar lulëzimin e aktivitetit të paligjshëm, kanë kryer kultivimin e marijuanës në një zonë rurale të Bashkisë Candidon (QR) në të cilën ndodheshin.

Ekipi kriminal ka menaxhuar gjithashtu një aktivitet të konsoliduar të klasifikimit të drogës nëpërmjet përdorimit të korrierëve specialë, gjithmonë të gatshëm për të furnizuar “sheshet e marrëveshjeve”, duke vepruar midis territoreve kalabreze dhe siciliane.

Për këtë operacion u mobilizuar 200 efektivë policie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.