Shifra katastrofike, eliminimi i Gjermanisë i “paralajmëruar” kohë më parë

0 166

Askush nuk e imagjinonte që Gjermania do të lante duart me Botërorin që në fazën e grupeve, për më tepër pas leksionin që morën 4 vite më parë.

Me Loew në stol, Gjermania e provoi për herë të parë në histori një shije të tillë, vinin edhe si kampion në fuqi, ndërsa me Flick e përsërisin duke e futur futbollin gjerman në një spirale të errët, zbehin në mënyrë të pabesueshme historinë dhe traditën e këtij kombi që fazën e grupeve e kishte lojë fëmijësh, përpara se të eliminoheshin në Rusi 2018 kishin kaluar 16 herë në 16 raste fazën e grupeve.

Problemi më i madh i Gjermanisë mbetet faza mbrojtëse, Flick duhet të kishte marrë masa kohë më parë, pasi “pancerat” ka pësuar gol në mënyrë konstante në 12 ndeshjet e fundit mes Evropianit dhe Botërorit. Nuk arritën kurrë të mbanin portën të pa prekur gjatë vitit 2022. Japonia i shënoi 2 gola në 3 raste, ndërsa Kosta Rika dërgoi topin 2 herë në rrjetë në 5 tentativa, shifra që nuk i shkojnë përshtat një ekipi kaq të madh dhe kaq shumë ambicie.

Nuk janë brilanat as në fazën ofensive, prej vitesh tashmë nuk arrijnë të gjejnë një “bomber” apo një formulë fituese për të dërguar topin në rrjetë. Në tre ndeshjet e këtij Botërori kanë goditur 23 herë kuadratin, por kanë shënuar vetëm 6 gola, pa llogaritur shtyllat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.