Sherr në një fast-food në Lushnjë, kamarieri goditet me thikë nga një 66-vjeçar

0 135

Një 666-vjeçar ka goditur me thikë kamerierin e një fast fond-i në Lushnje. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, gjatë një konflikti të çastit.

66-vjeçari në gjendje të dehur goditi kamerierin 22-vjeçar me inicialet L. M. Ky i fundit është transportuar në spitalin e Lushnjes për mjekim të specializuar.

“Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat. Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës. Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.