Shehu: Qeveria s’ka strategji, masat janë kontraverse

0 322

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehu, qeveria nuk ka strategji dhe ka marrë masa kontraverse. Ai shtoi se ditën e sotme qytetarët janë dendur me mijëra në rrugë në hapësira të vogla.

”Ka një amulli në strategji, masat janë kontraverse dhe kemi një amatorizëm nga kjo qeveri. Amatorizmi shprehet me mungesën e testimeve. Shprehet edhe me vendimet absurde ku njerëzit duhet të shkonin vetëm për një orë në dyqane, ku mblidheshin në hapësira të ngushta. Virusi goditet fort përmes diellit. Pamjet e sotme ishin të rrezikshme. Mijëra qytetarët duke ecur pranë njëri-tjetrit. Ndërsa lëvizja e njerëzve në det, në mal apo në parqe, bën që densiteti të jetë shumë më i ulët. Masat e hapjes së kujdesshme, janë shndërruar në masa që i dyndin qytetarët në rrugë në hapësira të vogla”.

Nga ana tjetër, ai thotë se nuk ka asnjë orientim dhe asnjë hap konkret për vënien e maskave që janë të detyrueshme për vendosjen e tyre në hapësirat publike. ”Në Itali është 600 lekë të vjetra për një maskë dhe i ndihmon qytetarët që të pajisjen me to. Kam përshtypjen se kjo mungesë strategjia dhe masash të kundërta me atë që duhet bërë, do të sjellin një rrezik për jetën e qytetarëve shqiptarë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.