Shefi i EULEX-it: Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës

0 154

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka deklaruar se është i shqetësuar për “incidentet e djeshme në veri” të Kosovës.

Në një reagim në Twitter ai është shprehur se EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

“Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur”. EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe NATO-KFOR-in”, ka shkruar Wiemark.

Disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut penguan të martën hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz.

Në këto dy komuna, ashtu si edhe në Zveçan dhe Leposaviç që të gjitha të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë, më 18 dhjetor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.