SHBA/Trump: Mund të kemi 100 mijë jetë të humbura

0 322

Presidenti amerikan paralajmëron se deri në 100 mijë persona mund të vdesin nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara. Donald Trump, hedh poshtë akuzat për reagim të vonuar të administratës së tij e madje pretendon se masat e ndërmarra kanë shpëtuar qindra mijëra jetë njerëzish.

“Jo shumë kohë më parë, modelet parashikonin se mes 1.5 dhe 2.2 milionë njerëz do të vdisnin në Shtetet e Bashkuara. Përmes reagimit tonë agresiv dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të popullit amerikan shpëtuam qindra mijëra jetë njerëzish. Shpresojmë t’i ruajmë shifrat nën 100 mijë vdekje, që gjithsesi mbetet një numër i tmerrshëm”.

Mbi 67 mijë vetë kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara si pasojë e koronavirusit të ri. Trump u shpreh optimist sa i përket vaksinës, duke thënë se mund të jetë gati në fund të këtij viti. Por Këshilltari i Lartë për Shëndetësinë në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci beson se një vaksinë efikase do të kërkojë deri në 18 muaj të krijohet, e ka nga ata që mendojnë se edhe viti ardhshëm është një afat shumë ambicioz.

Ndërsa refuzon të marrë përgjegjësinë për situatën me pandeminë ne vend, kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka më të lehtë të fajësojë Kinën. “Ka bërë gabime të tmerrshme dhe nuk do t’i pranojë”, ishin fjalët e Trump. Numri një i Uashingtoni i faturon një pjesë të fajit edhe shërbimeve sekrete, të cilat i akuzon se dështuan të ngrinin shqetësimet për pandeminë para 23 janarit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.