SHBA miraton ndihmën prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën

0 283

Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar një projekt-ligj financimi që do të sigurojë një ndihmë prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Ndihma vjen ndërkohë që Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Biden shkruan se ka nënshkruar projekt-ligjin e mbështetjes për Ukrainën.

“Sapo nënshkrova projektligjin e financimit dypartiak të qeverisë – duke e mbajtur qeverinë të hapur dhe duke siguruar një financim historik prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën”,-shkruan Biden në “Twitter”.

Mësohet se ky financim do të shfrytëzohet për ndihma ushtarake, humanitare dhe ekonomike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.