SHBA arrin kufirin e borxhit, Departamenti i Thesari po merr masa të jashtëzakonshme

0 138

Departamenti i Thesarit të enjten filloi “masat e jashtëzakonshme” për të paguar faturat në vend pasi SHBA-ja arriti kufiri e huamarrjes.

Kështu i tha Kongresit Sekretarja e Thesarit Janet Yellen.

Në një letër drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, Yellen tha se Thesari do të pezullojë investimet e reja në Fondin e pensioneve dhe aftësisë së kufizuar të shërbimit civil dhe fondin e përfitimeve shëndetësore të pensionistëve të Shërbimit Postar nga e enjtja deri më 5 qershor 2023.

Por ajo paralajmëroi të dyja lëvizjet janë të pasigurta nëse Kongresi nuk miraton një projekt-ligj për të rritur tavanin e borxhit prej 31.4 trilion dollarësh.

Sekretarja e Thesarit u tha ligjvënësve të premten se ajo beson se hapat e jashtëzakonshëm mund të lejojnë qeverinë të paguajë detyrimet e saj deri në fillim të qershorit.

Yellen javën e kaluar i kërkoi Kongresit që “të veprojë në kohën e duhur për të rritur ose pezulluar kufirin e borxhit”, pasi dështimi për ta bërë këtë mund të çojë në një mospagim që nuk ka ndodhur më parë dhe mund të shkaktojë dëm ekonomik në mbarë botën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.