Shansi i artë i karrierës, 10 futbollistë francezë mund ta ngrenë për herë të dytë Kupën e Botës

0 177

Janë 20 futbollistë në të kaluarën që e kanë fituar dy herë Kupën e Botës, ndërsa 10 francezë menjëherë mund ta arrijnë këtë sukses të dielën kundër Argjentinës. I vetmi me tre kupa bote është legjendari Pele.

Nga porta në sulm, është thuajse një formacion francez që mund ta fitojnë Botërorin për të dytën herë. Hugo Lloris luajti ndeshjen e 19-të me kombëtaren në Kupën e Botës dhe në finale do të jetë në fushë, me shpresën për ta ngritur kupën për herë të dytë si kapiten. Por edhe zëvendësi i tij Mandanda mund të var medaljen në qafë.

Në mbrojtje janë katër futbollistë që mund të futen në histori me dy kupa bote, Areola, Pavard, Varane dhe Lucas Hernandez, pavarësisht se ky i fundit është dëmtuar që në ndeshjen e parë dhe nuk luan.

Në mesfushë është vetëm Griezmann që mund të triumfojë për herë të dytë. Në sulm i njëjti trident si në Rusi 2018, Mbappe-Giroud-Dembele. Natyrisht, të 10 futbollistëve u shtohet edhe trajneri i tyre Deschamps, por me këtë të fundit që mund ta ngrejë Kupën e Botës për herë të tretë, dy herë si trajner dhe njëherë si futbollit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.