Sera me kanabis në Berat, zbulohen emrat e 11 personave të arrestuar, mes tyre dy gra

0 165

Zbulohen emrat e personave të vendosur në pranga gjatë operacionit të policisë të koduar Stuhia gjatë ditës së enjte në Berat, ku u zbulua një serë me kanabis.

Burimë bëjnë me dije se të arrestuarit janë:

Hamdi Dyli, Endriol Xheka, Blerim Xheka, Samoel Lushaj, Jurgen Ujkaj, Mirvaldo Disha, Sidrit Bisha, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Gjatë operacionit u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Tre armët e zjarrit, 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov, i posedonin shtetasit e arrestuar, me iniciale Blerim Xheka, Hamdi Dyli dhe Jurgen Ujkaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.