Selena Gomez flet për çrregullimin bipolar dhe efektet anësore të ilaçeve që po merr dhe shpresat për t’u bërë nënë

0 212

Selena Gomez ka vite që merret me probleme të shëndetit mendor, por kjo është hera e parë që ajo flet me kaq hollësi për diagnozën dhe se si ajo ndikon në jetën e saj.

Në një intervistë për revistën “Rolling Stone”, këngëtarja dhe aktorja 30-vjeçare ka rrëfyer se do të dëshironte të bëhej nënë në të ardhmen, por mund të jetë e vështirë, pasi mjekimi që merr, për çrregullimin bipolar me të cilin ajo është diagnostikuar, mund të ketë efekte anësore serioze, efekte anësore në fetus në rast shtatzënie.

“ Megjithatë, unë jam e destinuar të kem fëmijë dhe do të kem ”, tha ajo.

Ndër efektet që mund të kenë medikamentet e çrregullimit bipolar janë problemet me sistemin nervor dhe kardiovaskular të fetusit dhe vonesat në zhvillim. Megjithatë, mund të mos jetë e këshillueshme që një nënë e ardhshme të ndalojë marrjen e tyre, pasi simptomat e çrregullimit bipolar mund të përkeqësohen gjatë shtatzënisë.

Ndër efektet që mund të kenë medikamentet e çrregullimit bipolar janë problemet me sistemin nervor dhe kardiovaskular të fetusit dhe vonesat në zhvillim.

Gomez gjithashtu përshkroi një episod psikotik që përjetoi në vitin 2018, për të cilin nuk mban mend shumë, përveç se kishte mendime paranojake dhe kishte probleme me besimin e njerëzve përreth saj. Askush nuk mund të parashikojë saktësisht se sa do të zgjasë një episod i tillë, por ajo u ndihmua nga një koktej me ilaçe që filloi të merrte.

Me qetësimin e psikozës, ajo u mposht nga efektet anësore të ilaçeve, por falë një psikiatri të mirë që gjeti, më në fund filloi t’i zvogëlonte ato. Sot ajo merr dy pilula: ” Ai më udhëzoi vërtet”, kujton ajo për mjekun e saj. “ Epo, më duhej të detoksoja nga ilacet që po merrja. Më duhej të mësoja se si të kujtoja disa fjalë. Po flisja me dikë dhe harrova ku isha. E kam pasur shumë të vështirë, së pari, të pranoj që jam bipolar dhe së dyti, të mësoj se si të përballem me të, sepse është diçka që e ke gjatë gjithë jetës.’

Sipas Institutit Amerikan të Shëndetit Mendor, çrregullimi bipolar ” shkakton ndryshime të pazakonta në humor, energji, nivele të aktivitetit, përqendrim dhe aftësi për të kryer detyrat e përditshme “. Gomez foli për betejën e saj me problemet e shëndetit mendor në dokumentarin e ri ” Selena Gomez: My Mind & Me “.

Leave A Reply

Your email address will not be published.