Samiti BE-Ballkani Perëndimor, çështjet që pritet të diskutojnë sot liderët europianë

0 166

Tirana sot për herë të parë do të presë krerët më të lartë të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor.

Çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit janë pasojat e agresionit rus në Ukrainë; Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit; Shtimi i sigurisë nga influencat e huaja; Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar; Shtimi bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; Efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor; Heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithçka pritet të nisi rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa pritja e liderëve do të bëhet tek sheshi Italia dhe do të drejtohen drejt hotelit Mariotit tek stadiumi ‘Air Albania’. aty ku do të zhvillohet edhe mbledhja e samitit.

Axhenda
10:15 Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare
11:00 Diskutimi, shkëmbimi i mendimeve
11:45 Foto familjare
12:15 Seancë plenare dhe drekë pune
14:30 Konferencë për shtyp

Leave A Reply

Your email address will not be published.