Salvini përplaset me presidenten e KE-së: Rrogën ta paguajmë ne, duhet të mendoje për…

0 28

Kreu i partisë Lega në Itali, Matteo Salvini ka komentuar fjalët e presidentes së komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të së dielës, sipas të cilës, nëse situata politike në Itali do të evoluonte “në një drejtim të vështirë, ne kemi mjete, si në rastin e Polonisë dhe Hungarisë”.

“Ky është një kërcënim i zymtë, një ‘pushtim’ i pakërkuar. Zonja përfaqëson të gjithë evropianët, rrogën e saj e paguajmë ne të gjithë, ishte një kërcënim i neveritshëm dhe arrogant. Grupi parlamentar i Lega do të paraqesë një mocion mosbesimi. Të dielën votojnë italianët jo burokratët e Brukselit. Po të isha president i Komisionit të BE-së do të shqetësohesha për faturat.”, ka deklaruar Salvini në një intervistë për mediat italiane të premten.

“Ato të Ursula von der Leyen janë fjalë të neveritshme. Çfarë do të thotë ‘nëse gjërat shkojnë në një drejtim të vështirë?’ Nëse e majta nuk fiton? Kjo zonjë, përfaqëson të gjithë qytetarët evropianë. Në vend të kësaj, mendoni të vendosni një tavan në çmimin e gazit”, tha kreu i Legas, Matteo Salvini.

“Do të shohim rezultatin e zgjedhjeve, i kemi pasur edhe në Suedi. Qasja ime është që çdo qeveri demokratike që dëshiron të punojë me ne, ne punojmë së bashku”,- deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke iu përgjigjur një pyetjeje të studentëve në Princeton, New Jersey, në 22 shtator.

Anëtari i koalicionit të së djathtës ekstreme, Matteo Salvini, i ka dhënë zë këtyre problemeve duke ngritur pyetjen nëse sanksionet po ja vlejnë vërtetë për Italinë?

Ai është gjithashtu një nga politikanët që ka sugjeruar heqjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Në një analizë të The Guardian pak ditë më parë, thuhej se nëse koalicioni i Melonit fiton më shumë se 44% të votave, ai mund të marrë dy të tretat e vendeve si në dhomën e deputetëve ashtu edhe në senat.

Kjo jo vetëm që do t’i jepte të djathtës ekstreme një supershumicë për herë të parë në historinë e republikës, por si rezultat mund të bënte ndryshime në kushtetutë pa pasur nevojë për konfirmim me referendum publik. Kjo është veçanërisht shqetësuese, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta të partisë së saj me kryeministrin hungarez, Viktor Orbán; në të vërtetë, grupet e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar prej kohësh se ajo shpreson të imponojë një regjim të ngjashëm autoritar në Itali.

Leave A Reply

Your email address will not be published.