Sali Berisha për herë të parë në Prokurori pas shpalljes “non grata”, ja kush janë dy prokurorët që e marrin në pyetje!

0 193

Ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë sot pas shpalljes “non grata” nga Amerika eshte paraqitur ne Prokurori. Ai do te japë dëshminë e tij në lidhje me protestën e dhunshme, para selisë së Partisë Demokratike në 8 janar, ku mbështetës të tij sulmuan selinë blu.

Berisha do të jetë përballë dy prokurorëve, Elisabeta Imeri dhe Eljon Mazrekut, të cilët do të marrin në pyetje ish-liderin ë PD për aktet e dhunës.

Ndërkohë, Berisha mbërriti në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 11:00, i shoqëruar vetëm nga një truproje, ndryshe nga herët e tjera, që e shoqërojnë disa të tillë.

Nderkohë para se ai të shkonte në Prokurori, për gazetarët ai u shpreh se është thirrur nga Rama, pasi ai ka urdhëruar.

Berisha deklaroi se do të japë informacione të hollësishme sapo të dalë nga prokuroria.

Berisha: Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do tju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm.

Berisha eshte i pari që do të merret në pyetje për të dhënë sqarimet e tij si person që ka dijeni për ngjarjet, duke iu shërbyer hetimeve.
Ndërkohë, deputeti Flamur Noka po hetohet në gjendje të lirë pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht Policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.