“Rusia ka një listë me emra për të ekzekutuar?”, reagon zyrtarisht Kremlini

0 222

Zëdhënësi, rus Dmitry Peskov ka hedhur poshtë raportet e inteligjencës amerikane se Rusia ka një listë të ukrainasve që do të vrasë ose do të dërgojë në kampe, nëse pushtojnë vendin.

Në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, ambasadorja e Uashingtonit në OKB shkroi se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve “për t’u vrarë ose dërguar në kampe pas një pushtimi rus.

Ambasada amerikane në Moskë gjithashtu ka paralajmëruar amerikanët për sulme të mundshme në vende publike në Rusi, duke thënë se qytetarët amerikanë duhet të largohen.

Zëdhënësi, rus u tha gazetarëve se situata në Ukrainën lindore mbetet “e tensionuar”.

Por ndërsa Kremlini ka mohuar të ketë plane konkrete për një samit midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, ai tha se mbetet i hapur për bisedime.

“Ekziston mirëkuptimi se dialogu duhet të vazhdojë në nivelin e ministrave të jashtëm”, tha Peskov.

“Nëse është e nevojshme, natyrisht, presidentët rus dhe amerikan mund të vendosin të mbajnë një telefonatë ose të lidhen në forma të tjera komunikimi.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.