Rusia ka njoftuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për planet e saj për të mbajtur stërvitje bërthamore vjetore, ka thënë qeveria amerikane, shkruan CNN.
SHBA-ja ka thënë se pret që Rusia të kryejë lëshime testuese të raketave gjatë stërvitjeve të saj vjetore të forcës bërthamore strategjike Grom, duke vënë në dukje se ajo ka lëshuar raketa balistike ndërkontinentale në të kaluarën.
Sipas traktatit të ri START, Rusia është e detyruar të njoftojë paraprakisht për lëshime të tilla raketash, thonë zyrtarët amerikanë. Traktati START u nënshkrua për herë të parë mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik më 1991. Traktati është në fuqi deri më shkurt 2026.
“SHBA-ja është njoftuar dhe siç kemi theksuar më parë, kjo është një stërvitje rutinë vjetore nga Rusia”, ka thënë zëdhënësi i Forcave Ajrore, Patrick Ryder në një konferencë për shtyp.
Ryder nuk pranoi të ofrojë detaje të mëtejshme.
Të martën, Rusia i paraqiti Këshillit të Sigurimit të OKB-së akuza se Ukraina po përgatitej të përdorte një “bombë të pistë” në territorin e saj, të cilën zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas e kundërshtuan si dezinformim dhe pretekst për përshkallëzimin e luftës.