Rudina shpërthen në Kuvend: Mos e lini Shqipërinë në dorën e PS. Rama i mban për fyti deputetët të mos mbrojnë Teatrin

0 367

Deputetja Rudina Hajdari, gjatë fjalës në Kuvend, i bëri thirrje shqiptarëve dhe deputetëve që të bëhen bashkë për ndryshimin e qeverisë.

Hajdari i bëri thirrje edhe opozitës së bashkuar, duke i thënë që të rikthehen në tryezën e Reformës Zgjedhore, pasi për të ka ardhur koha që Shqipëria të mos jetë më në dorën e PS-së. Ajo u është drejtuar edhe deputetëve socialist, duke i thënë se pse nuk dalin në mbrojtje të Teatrit.

”Nëse nuk ndryshojmë sistemin e kemi të pamundur që të ndryshojmë një Shqipëri që është vjedhur, fundosur. Çdo gjë ka marrë fund, se e ka marrë peng politika. Sot qytetarët shqiptar duhet të ishin me një buxhet të paktën 50 mijë dollarë për familje, se Shqipëria ka pasuri natyre. Pse nuk e mbron asnjëri nga ju Teatri, ju mban me litar prej fyti kryetari i partisë suaj. SHBA dhe ndërkombëtarët po e çojnë idenë përpara, duhet ndryshimi i sistemit, se politika e këtij vendi e ka marrë peng këtë vend. E latë Shqipërinë në duart e socialistëve duke braktisur mandatet, hajde të luftojmë këtë vend”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.