Rritja e çmimit të naftës, sindikata e taksive protestë përpara kryeministrisë

0 170

Sindikata e taksistëve ka zhvilluar një protestë përpara kryeministrisë këtë të premte lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve.

Ata kërkojnë që të hiqet taksa e akcizës dhe TVSH për këtë kategori si dhe të rishikohet neni që i ndalon ata të marrin pasagjerë në kthim.

Një tjetër problematikë që ngrenë ata është konkurrenca e pandershme pasi shprehen se kushdo që ka makinë mund të dalë dhe të punojë taksi.

Kreu i sindikatës, Bilbil Cara është shprehur:

“Sindikata e Bashkive po organizon një protestë qytetare. Të zbatojmë rregullat e ligjet që të tregojmë qytetari. Qëllimi jonë të arrihet. Sindikata organizon protestën me qëllim kryesor 3 pika, pika e parë është rritja e karburanteve. Kjo është shumë e vështirë për arsye të punës dhe shërbimit tonë. I kemi kërkuar dhe i kërkojmë institucioneve dhe zotit kryeministër. Sot i kërkojmë kryeministrit të na mbështesë, të ulë akcizën dhe TVSH për shërbimet taksi. Kostoja nuk del. Populli do të paguajë trefish më shumë. Ne që nga viti 2009 nuk kemi ngritur çmimet. Pika e dytë është anulimi i udhëzimit të vitit 2009 ku aty thuhet se liberalizimi i taksive 4 + 1. Kjo ka degraduar biznesin tonë, sepse çdo qytetar mund të blejë makinë dhe të punojë taksi. Ka ra puna për të gjithë. Është e vështirë që një taksist të punojë dhe të mbajë familje. Ne nuk jemi autobusi jemi 4+1, pse ne duhet të kthehemi bosh, kur unë kam pronotim rezervim. Kemi hasur vështirësi edhe me familjet tona, nuk i kthejmë dot ata. Këto janë kërkesat”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.