Rrëshqitje dheu në një autostradë në Brazil, dy të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

0 155

Një rrëshqitje dheu në një autostradë në Brazilin jugor ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënë dhjetëra të zhdukur.

Rrëshqitja e dheut ra në autostradën BR-376 në shtetin e Parana, duke goditur më shumë se 21 automjete, thanë autoritetet.

Punonjësit e shpëtimit në vendngjarje thanë se moti i keq dhe lokacioni i largët po ndërlikonin përpjekjet e kërkimit.

BBC shkruan se, zjarrfikësit po përdorin një kamerë termike për të gjetur të mbijetuarit e mundshëm, ndërsa mendohet se deri në 30 persona rezultojnë të zhdukur.

Deri më tani janë gjetur gjashtë të mbijetuar, mes tyre edhe kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar të Guaratuba, Roberto Justus.

Në një video të postuar në mediat sociale pas shpëtimit të tij, Justus tha se ishte “një mrekulli” që ai ishte gjallë.

“Ishte e tmerrshme,” tha ai. “Mali sapo ra mbi ne. Ai fshiu çdo makinë.”

Rrëshqitja e dheut u shkaktua nga reshjet e dendura të shiut në Paraná.

Rrëshqitjet e dheut nuk janë të rralla në Brazil dhe komunitetet e kodrave shpesh fshihen kur shemben shpatet e njoma malore. Në shkurt, më shumë se 200 njerëz u vranë nga rrëshqitjet e dheut në qytetin Petrópolis në shtetin e Rios.

Leave A Reply

Your email address will not be published.