Rrëfimi i rrallë i Anila Hoxhës, gazetarja zbulon pengun e jetës së saj

0 137

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë së fundmi një intervistë nga ato të rrallat për të, ku foli për rrugëtimin 24-vjeçar në media.

E vlerësuar pak ditë më parë me një çmim për kontributin në luftën kundër dhunës ndaj grave, gazetarja kujtoi disa ngjarje të tilla që i kanë ngelur në memorie.

Nga historia e Kozetës, shoqes së universitetit që u vra në oborr e deri te vrasje të grave nga bashkëshortët e tyre.

Mirëpo, përballë pesë situatave pak më personale, Anila tregoi edhe një peng të sajin.

“Në 2014 babi ishte shtruar në spital. Ishte dhe viti kur nisi një hetim i thelluar për ish-guvernatorin e bankës Ardian Fullani. Dhe një nga këto raste kur ne po prisnim përgjigjet në spital, mua më vjen një mesazh nga një prej burimeve “do arrestojmë Fullanin”. I kam lënë vëllait çelësat dhe ika”, u shpreh gazetarja në “Ftes ne 5”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ftesë në 5 (@tch_ftesene5)

Leave A Reply

Your email address will not be published.