Ristani: Rama do zgjedhje me kanabizim

0 386

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani teksa ka komentuar situatën politike në vend, thotë se Këshilli Politik do të arrijë në një konsensus, por kjo nuk do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas tij është rikthyer sërish fenomeni i kanalizimit të vendit dhe ndikimi i këtij fenomeni në zgjedhje.

”Duke parë impenjimin e ndërkombëtarëve mendoj se do të ketë konsensus, por konsensusi nuk e garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të tilla i garanton vullneti i mirë. Unë nuk shoh në gjë të tillë te mazhoranca, por shoh në kthim pas atje ku ishim, sidomos në tmerrin e kanalizimit të vendit që ndikoi në zgjedhje në vitin 2016 dhe po shoh kanabizimi po ndodh sërish. Besoj se kjo mazhorancë e lidhur me krimin nuk do të shkëputet dot nga manipulimi i zgjedhjeve. E di mirë sesi ndikon kanalizimi në zgjedhje, pasi e ka parë edhe publike me dosjet e famshme të cilat duhet të ishin mbyllur me përgjigjem e BILD-it. Por unë po shoh se vendi po kanalizohet sërish dhe shoh ndikim te fushata elektorale”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.