Risi në stafin e Kombëtares, nga qëndrimi në Shqipëri te ndihmësit e rinj

0 187

Në ekipin kombëtar shqiptar nuk është vetëm trajneri i parë që zëvendësohet, por edhe ndihmësit e Reja-s nuk do të vijojnë me ardhjen Sylvinhos dhe stafit të tij. Më saktë Hamdi Salihi dhe Ervin Bulku nuk do të jenë më pjesë e stafit kuqezi.

Do të jenë dy ndihmesa të rinj, ish-lojtari argjentinas Pablo Javier Zabaleta dhe bashkëatdhetari Dorival Guidoni Junior. Por jo të gjithë bashkëpunëtorët e Rejas do të largohen. Silvinjo bashkë me ndihmësat e tij do të zbarkojnë në Tiranë në datën 8 janar, për t’u prezantuar një ditë më pas.

Një ndihmesë e madhe për transferimin e njohurive të mbledhura do të jetë edhe fakti se në krah të tyre do të jenë edhe një pjesë e mirë e stafit aktual të kombëtares, që pritet të konfirmohet. Kështu stafi mjekësor pritet që të jetë i njëjti, me Silvinjon që ka nisur komunikimin me anëtarët e tij për t’u njohur me gjendjen e çdo futbollisti.

Gjithashtu trajneri pritet të ketë si bashkëpunëtor edhe videoanalistin Alariko Marko Rossi, si dhe një përgatitës atletik italian që është aktualisht në staf, ndërkohë që do të marrë me vete përgatitësin e dytë atletik.

Një risi tjetër e stafit të ri të Kombëtares shqiptare është edhe fakti që do të qëndrojnë dhe jetojnë në Shqipërisë gjatë kontratës. Ndërkohë, po përpiqet të gjejë një rival për një ndeshje miqësore në mars para asaj kualifikuese me Poloninë në Varshavë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.