Rikthehet në Festivalin e RTSH, Elsa Lila ndan emocionet nga debutimi i mbrëmshëm: Dhurata më e bukur!

0 147

Këngëtarja Elsa Lila është rikthyer pas 25 vitesh në Festivalin e RTSH-së në mbrëmjen e dytë.

Me këngën pjesëmarrëse me titull “Evita”, dedikuar vajzës së saj, Elsa emocionoi të gjithë publikun në Pallatin e Kongreseve.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar disa foto nga performanca e saj në Instagram, teksa ka falënderuar spektatorët për emocionet.

“Faleminderit të gjithëve për emocionin dhe dashurinë që po më jepni! Kjo është dhurata më e bukur! Shihemi sonte në Natën e tretë”, ka shkruar Elsa krahas fotove.

Leave A Reply

Your email address will not be published.